Shkup , sot me dt. 07.10.2021, Drejtori i Mbrojtjes dhe Shpëtimit DMSH i Republikës Maqedonisë Veriore z. Bekim MAKSUTI , ne vizite zyrtare priti Drejtorin e Përgjithshëm te Agjencisë së Menaxhimit Emergjent /MPB te Republikës Kosovës z. Fadil KODRA.
Drejtuesit e institucioneve homologe për mbrojtje dhe shpëtim, te shoqëruar edhe nga stafi mbështetës i dy institucioneve ne një atmosfere mirëkuptimi dhe vullneti për te jetësuar bashkëpunimin rajonal, shprehen gatishmërinë e nismës se procedurës për harmonizimin e qëndrimeve dhe arritjen e marrëveshjes ndërshtetërore te ndihmës dhe përkrahjes reciproke ne raste te fatkeqësive.
Homologet u pajtuan , pa asnjë vonës te fillojnë këmbimin e draft dokumentit për marrëveshje, atë ta procedojnë pasi te jene përcaktuar fushat dhe format e ndërveprimit për bashkëpunim.
Pas takimit zyrtar ne selinë e DMSH ,nikoqiri nderoi me një dreke pune përfaqësuesit e Agjencisë Menaxhimit Emergjent , me ç’ rast edhe aty u diskutuan modalitetet e fillimit dhe jetësimit te veprimeve ne zbatimin e zotimeve nga fusha e përgjegjësisë se dy institucioneve.